Dodik merr pjesë në një forum në Greqi, takohet me Lajçak dhe Eichhorst

Lideri i popullit serb në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, ku është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, dhe drejtoreshën menaxhuese për Europën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Evropian të Jashtëm në Bruksel, Angelina Eichhorst

Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, i cili sivjet u mbajt në Greqi në datat 10-13 prill.

Ai mori pjesë në këtë forume edhe pse është i sanksionuar nga ShBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar.

Atje, Dodik është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, dhe drejtoreshën menaxhuese për Europën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Evropian të Jashtëm në Bruksel, Angelina Eichhorst.

Përmes një postimi në platformën “X”, Dodik ka thënë se kanë diskutuar për situatën në rajon, si dhe “rrugën europiane” të Bosnjës.

“Diskutova situatën aktuale politike në rajon, si dhe rrugën europiane të BeH pas hapjes së negociatave të anëtarësimit, në takime të veçanta në Delphi me Angelina Eichhorst dhe Miroslav Lajcak. Kjo ishte një mundësi tjetër për mua për t’u përcjellë atyre pikëpamjet e qarta të Republika Srpska për ngjarjet në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka shkruar Dodik.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika