Dodiku hakmarrës, paralajmëron bllokimin e institucioneve të Bosnje e Hercegovinës

Ish-kreu i Republikës Serbe Milorad Dodik reagoi ashpër ndaj ndalimit të shefit të diplomacisë hungareze për vizitë në Banja Llukë, duke paralajmëruar një bllokadë të re të institucioneve të Bosnjë e Hercegovinës, raporton KosovaPress.

Ministri i Mbrojtjes i BeH-së Zukan Helez nuk dha pëlqimin për vizitën e ministrit hungarez për shkak të veprimeve të Budapestit

Ndërkohë, Dodik tha se do t’u kërkonte stafit të tij në institucione të bllokonin vendimmarrjen në nivel qendror.

“Nuk kemi nevojë për atë Bosnje e Hercegovinë. U ndalon miqve tanë të ulen në aeroportin e Banja Llukës. Nuk është aeroporti i tyre. Është aeroporti i Republikës Serbe. Jam i indinjuar nga kjo marrëzi. Po i ndaloni dikujt të zbarkojë në Banja Llukë? Dhe si mund të zbarkojë në Sarajevë? Pse nuk mund të zbarkojë në Banja Llukë? Do t’u kërkoj të gjithë njerëzve tanë të ndalojnë së marri vendime. Kjo nuk mund të jetë ndryshe”, tha ai, raportojnë mediat nga Bosnja e Hercegovina.

Kujtojmë, Helez njoftoi në profilin e tij zyrtar në Facebook se kishte refuzuar lejen për fluturimin për shkak të veprimeve të qeverisë hungareze, e cila mbështet hapur Dodik dhe politikat e tij.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika