Dogana asgjëson mbi 6 mijë maica të falsifikuara

Dogana e Kosovës ka asgjësuar mbi 6 mijë maica që janë konstatuar se cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale, pas përfundimit të procedurave të parapara me legjislacionin në fuqi.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti kishte nisur më 2 qershor 2026, kur në Terminalin Doganor në Mitrovicë një importues kishte paraqitur për zhdoganim një dërgesë mallrash pa specifikuar markën tregtare të produkteve.

Pas analizës së riskut, dërgesa u përzgjodh për kontroll të detajuar fizik dhe dokumentar, gjatë të cilit zyrtarët doganorë identifikuan elemente që ngritën dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Në vijim të procedurave, Sektori për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Doganën e Kosovës kontaktoi bartësin e të drejtës, i cili konfirmoi se produktet e paraqitura për zhdoganim cenonin të drejtat e mbrojtura të pronësisë intelektuale.

“Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, duke ndaluar lirimin e mallit, duke inicuar procedurën e kundërvajtjes doganore ndaj importuesit dhe procedurën për asgjësimin e mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftim.

Më 8 korrik 2026, mbi 6 mijë maicat janë asgjësuar nën mbikëqyrjen e Doganës së Kosovës, me qëllim që ato të mos qarkullojnë në tregun e Republikës së Kosovës.

Sipas Doganës, rasti është trajtuar në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-015 për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale dhe dispozitat përkatëse të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës.

Dogana e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve legjitime, si dhe në garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika