Dogana e Kosovës: Gjatë javës, gjashtë raste në tentim të kontrabandës

Dogana e Kosovës ka njoftuar të dielën e 21 gushtit se gjatë tërë javës janë identifikuar dhe ndaluar gjashtë raste në tentim të kontrabandimit

Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë tërë javës janë parandaluar gjashtë raste në tentim për kontrabandim.

Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës kanë arritur që në Mitrovicë të identifikojnë dhe ta ndalojnë një automjet transportues. Mjeti transportues kishte 1500 litra vaj ushqimor të kontrabanduara nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

Këtë javë në regjionin e Mitrovicës janë regjistruar edhe tri raste të kontrabandimit të mallrave.

Sipas Doganës së Policisë së Kosovës, rastet tjera ishin me tentim të kontrabandimit të pijeve joalkoolike 450 litra, mikrokabllo të telefonave deri në 2000 copë dhe 10.800 copë vezë të freskëta.

Gjithashtu dhe në regjionin e Prizrenit, gjatë një kontrolli të ngarkesave, Dogana e Kosovës ka identifikuar se malli badema nuk ka pasur dokumentacion për prejardhjen në sasi prej 680 kg.

Përveq këtyre pesë rasteve, dogana gjithashtu ka arritur të parandalojë mjetin, i cili ishte duke transportuar mallrat të kontrabanduara nga Serbia me 70 pako çokollata.

Dogana e Kosovës në postimin e tyre ka treguar se, sasia e përgjithshme e mallrave të konfiskura kalon 6000 mijë kilogram”.

Ajo ka njoftuar se të gjitha mallrat janë konfiskuar, dhe ndaj personave përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika