Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar një pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të pikëkalimit kufitar në Kullë.

Sipas Doganës, rasti ka ndodhur më 20 gusht 2026, kur zyrtarët doganorë ndaluan për kontroll një automjet me targa të huaja, të drejtuar nga një shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë intervistimit, udhëtari ishte pyetur nëse kishte mallra apo mjete që duhej të deklaroheshin, por nuk kishte deklaruar ndonjë mall.

Megjithatë, bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët kryen kontroll të detajuar të automjetit. Gjatë kontrollit u gjet një dylbi e destinuar për përdorim me pushkë snajper, për të cilën nuk ishin paraqitur dokumentet apo autorizimet përkatëse.

Pajisja është ndaluar nga Dogana, ndërsa ndaj personit janë ndërmarrë masat përkatëse dhe është iniciuar procedurë kundërvajtëse, si dhe procedura të tjera administrative në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Dogana ka theksuar se, sipas Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, mallrat që hyjnë në territorin doganor të Kosovës i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe kontrolleve doganore, përfshirë edhe ndalesat dhe kufizimet që lidhen me sigurinë publike.

Dogana e Kosovës ka deklaruar se mbetet e përkushtuar në kontrollin e kufijve dhe parandalimin e hyrjes së mallrave të rrezikshme, të kufizuara apo të palejuara.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika