Dogana e Kosovës sekuestron afro 18 mijë euro të padeklaruara në Pikën Kufitare të Vermicës
Sot, gjatë një kontrolli të përbashkët nga Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare në Pikën Kufitare të Vermicës, është kryer kontroll i detajuar i një automjeti me targa kosovare në vijën e dytë. Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë gjetur 17,950 euro të padeklaruara, të ndara në këto prerje: Në mungesë të deklarimit dhe dokumentacionit mbi […]
Sot, gjatë një kontrolli të përbashkët nga Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare në Pikën Kufitare të Vermicës, është kryer kontroll i detajuar i një automjeti me targa kosovare në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë gjetur 17,950 euro të padeklaruara, të ndara në këto prerje:
- 74 kartëmonedha nga 100 euro, në vlerë prej 7,400 euro
- 211 kartëmonedha nga 50 euro, në vlerë prej 10,550 euro
Në mungesë të deklarimit dhe dokumentacionit mbi prejardhjen e mjeteve, Dogana ka sekuestruar shumën, ndërsa automatikisht është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ose 4,487.50 euro, në përputhje me nenin 33.5 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK). Pjesa tjetër do të mbahet deri në përfundimin e procedurave hetimore.
Dogana e Kosovës rikujton qytetarët dhe udhëtarët për detyrimin ligjor të deklarimit të mjeteve monetare mbi 10,000 euro gjatë hyrjes dhe daljes nga territori i Kosovës, për parandalimin e veprimtarive të paligjshme financiare dhe shmangien e ndëshkimeve.















