Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur ta parandalojnë futjen ilegale të 65 mijë eurove në Kosovë.

Sipas njoftimit, “në hyrje është paraqitur një automjet ne targat të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijën e të dytë së bashku me Policinë”.

“Gjatë kontrollit të veturës, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisje e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 euro”, thuhet në njoftim.

Parandalimin e hyrjes ilegale të atyre parave e ka bërë Njësia K9 e Doganës.