Dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

510 kilogramë mjaltë janë gjetur në dy automjete me targa serbe në fshatin Kokaj të Gjilanit. Të gjitha ishin pa dokumente përcjellëse, e vlera e tyre është rreth 5,000 euro. 

Policia e Kosovës ka thënë se ka pranuar informata se po bëhet kontrabandë e mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave të autorizuara kufitare. Pas informatave, Policia e Dogana kanë reaguar menjëherë. 

“Pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave të autorizuara kufitare, në fshatin Kokaj – komuna e Gjilanit janë ndaluar 2 automjete me targa serbe, me shofer shtetas serbë. Gjatë kontrollit të automjeteve në fjalë janë gjetur 20 kanta me rreth  510kg mjaltë për të cilat nuk kishte dokumente përcjellëse. Vlera e tregut është rreth 5000 euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.

Shija e redaktorit

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Të fundit nga rubrika