Dogana kalon 1.5 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka përmbyllur raportin e të hyrave me 1.5 miliard euro.

Në njoftim thuhet se të hyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë me 124 milionë apo 9 për qind më shumë të hyra.

“Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara. Edhe raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ndërsa që kryesore është theksi për performancën e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të Reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë jo-formale”, thuhet në njoftimin e doganës.

Sipas doganës, ata kanë trajtuar me çështjet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

“Ne gjithashtu kemi trajtuar me efikasitet çështjet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, duke synuar që të avancojmë integritetin e organizatës si dhe orientimin në shërbim. Dogana e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen e pa rezervë nga Qeveria në efikasitetin e deritanishëm dhe po ashtu çmojmë përkrahjen e partnerëve tanë si Ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Zyrës së BE-së në Prishtinë, projektet e GIZ-it gjerman dhe organizatat ndërkombëtare të cilët janë duke na ndihmuar në avancimin e kapaciteteve”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika