Dogana kap në Merdarë mbi 15 mijë euro dhe mbi 36 mijë dinarë serbë të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot gjatë një kontrolli rutinë në pikën kufitare Merdarë është ndaluar për verifikim një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas i huaj me vendbanim në Kosovë.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të detajuar, i realizuar në bashkëpunim me Policinë Kufitare, janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara në shumën totale prej 15 mijë e 915 euro dhe 36 mijë e 780 dinarë serbë, njofton Dukagjini.

“Sipas verifikimeve, një pjesë e mjeteve monetare u gjet në një çantë beli, konkretisht 15,450 euro dhe 31,650 dinarë serbë, ndërsa pjesa tjetër ishte në kuletë, përkatësisht 465 euro dhe 5,130 dinarë serbë. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, është bërë konfiskimi i përkohshëm i 25% të shumës së padeklaruar, që përbën vlerën prej 4,055 euro”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se rasti po trajtohet sipas procedurave ligjore dhe institucionet kompetente janë njoftuar për veprime të mëtejshme.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika