Dogana konfiskon 120 telefona, 5 orë e disa kufje, vlera rreth 60 mijë euro

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, së bashku me Hetimet e Departamentit të Policisë Kufitare, kanë kryer një bastisje në një lokal të shitjes së pajisjeve telefonike në Prishtinë.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar pajisje elektronike me vlerë totale rreth 60,000 euro.

Në mesin e mallrave të konfiskuara janë 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 orë të mençura Apple dh disa kufje origjinale Apple

“Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar është rreth 60,000 euro”, njoftoi Dogana e Kosovës.

Të fundit nga rubrika