Dogana konfiskon vaj dhe pije të kontrabandura nga Serbia

Oficerët doganorë kanë kryer bastisje në dy lokacione të dyshuara, në Kijevë dhe Lipjan, për posedim të mallrave të kontrabanduara, duke konfiskuar mbi 1 mijë e 300 litra vaj ushqimor dhe pije Coca Cola me prejardhje nga Serbia

Oficerët doganorë kanë deklaruar se nga bastisja e dy lokacioneve në Kijevë dhe Lipjan, janë gjetur mallra pa dokumentacion të prejardhjes, rrjedhimisht të kontrabanduara nga Serbia.

Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se njësitë e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll në këto dy lokacione, dhe me këtë rast, është hasur në mallra pa dokumentacion nga Serbia.

Në lokacionin e parë, thuhet se janë gjetur 550 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur rreth 800 litra pije Coca-Cola me origjinë, po ashtu nga Serbia.

Oficerët doganorë deklaruan se mallrat janë sekuestruar dhe rastet janë të referuara në procedurë të kundërvajtjes.

“Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, do të vazhdojë të ushtrojë kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm për parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim, përcjell RTV Dukagjini.

Ndërkaq, Dogana e Kosovës ftoi të gjithë qytetarët që të njoftojnë për rastet e sjelljes joetike të zyrtarëve doganorë në numrin e telefonit 080050095.

Shija e redaktorit

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Asambleja Parlamentare i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE. Nga 171 deputetë të pranishëm, Për kanë...

Të fundit nga rubrika