Dogana ndalon 153 pako pluhur kolagjeni të padeklaruara në Vermicë

Në Pikën Kufitare në Vermicë, Dogana e Kosovës ka ndaluar një tentativë për shmangie të obligimeve doganore.

Gjatë kontrolleve të rregullta, një udhëtar kishte deklaruar se nuk kishte mallra për të deklaruar, por gjatë kontrollit të detajuar u zbuluan 153 pako me pluhur kolagjeni (200 gram secila) në bagazhin e tij, pa faturë apo dokumentacion përcjellës.

Malli është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj udhëtarit është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës.

Dogana e Kosovës thekson se do të vazhdojë angazhimin e saj për parandalimin e kontrabandës, mbrojtjen e ekonomisë dhe kontrollin ligjor të mallrave që hyjnë në vend.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika