Një kamion është ndaluar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në pikën kufitare Merdarë, ku pas një kontrolli të detajuar janë zbuluar mallra të padeklaruara.

Sipas Doganës së Kosovës, shoferi i kamionit kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të raportuar në doganë.

Gjatë inspektimit, zyrtarët doganorë kanë gjetur në ulësen e parë një çantë me pajisje dentare, ndërsa në bagazh janë zbuluar disa pjesë rezervë për automjete.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj rastit është hapur procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

Dogana ka theksuar se do të vazhdojë të veprojë me profesionalizëm dhe përgjegjësi për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të shtetit dhe qytetarëve.