Dogana njofton udhëtarët për kufijtë e produkteve të duhanit

Dogana e Kosovës ka njoftuar udhëtarët se lirimi nga detyrimet doganore për produktet e duhanit zbatohet në bazë të kufijve sasiorë të përcaktuar për udhëtarë.

Sipas njoftimit, udhëtarët mund të përfitojnë nga lirimi doganor për:

• 200 cigare;
• 100 cigarillos, me peshë jo më shumë se 3 gramë secila;
• 50 puro;
• 50 gramë duhan për tymosje;
• ose një përzierje proporcionale të këtyre produkteve.

Dogana ka theksuar se këto kufij vlejnë për produktet e destinuara për përdorim personal dhe në përputhje me rregullat doganore në fuqi.

“Informohuni përpara udhëtimit dhe respektoni rregullat doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika