Dogana sekuestron alkool në sasi prej 42 mijë litrash në një fshat të Rahovecit

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli rutinor në një dyqan në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ka sekuestruar 42 mijë litra pije alkoolike për shkak se ishin pa autorizim

Malli i sekuestruar





Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar një kontrollë rutinore te një dyqan, në të cilin, shiten pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit).

Zyrtarët kanë hasur se personi përgjegjës, përveç dyqanit, operon edhe  veprimtarinë e prodhimit të pijeve alkoolike pa autorizim nga Dogana e Kosovës, veprim ky që është në kundërshtim me normat përkatëse të Kodit Doganor dhe Akcizave. Kështu, gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë sekuestruar 42 mijë litra pije alkoolike.

Tutje, sipas njoftimit, thuhet se personi gjithashtu nuk e kishte të regjistruar aktivitetin as si biznes në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve, dhe rrjedhimisht nuk i përfill kërkesat e raportimit të entit përkatës për mbikëqyrje të prodhimtarisë së verërave.

“Duke qenë se natyra e këtij veprimi të dyshuar përbën vepër penale, Dogana ka njoftuar Prokurorin e Shtetit për veprimet e mëtejme. Gjatë kontrollit, janë hasur produkte të gatshme me përmbajtje alkooli në sasi prej rreth 42 mijë litrash. Personi në fjalë ka vepruar krejtësisht në shpërfillje të rregullimit ligjor dhe i ka bërë dëm buxhetit në vlerë prej rreth 38 mijë eurosh vetëm për pjesën e detyrimeve për stokun e hasur gjatë kontrollit. Ky aktivitet afarist i paregjistruar që nuk i nënshtrohet as kontrolleve sanitare e higjienike, përbën rrezik edhe për shëndetin e konsumatorit”, thuhet nga Dogana.

Në fshatin e njëjtë operojnë dy biznese të autorizuara për produkte të njëjta me pronar qytetar të Kosovës të etnisë serbe dhe paguajnë të gjitha detyrimet ligjore. Veprimi i bizneseve të paligjshme përbën konkurencë të padrejtë ndaj bizneseve të ligjshme.

Dogana e Kosovës ka zbatuar administrimin e kontrollit dhe procedurat adekuate në mirëkuptim të plotë me personin përgjegjës dhe nuk ka hasur në asnjë lloj pengesë nga banorët lokalë. Tërheqja e mallit të ndalur përkohësisht kërkon kohë derisa të vendosen mallrat në mjete të përshtatshme transporti.

Ndër të tjera, thuhet se veprime të tilla kontrolli që rezultojnë në gjetje të proceseve të paautorizuara prodhimi, Dogana ka hasur edhe në qytete tjera, si në Gjakovë dhe madje ka bërë publike edhe rastin e rreth 15 mijë litra alkool në tetor të vitit të kaluar.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika