Dogana e Kosovës ka njoftuar se në një operacion të kontrollit doganor, ka ndaluar një kilogram ari të padeklaruar me pastërti prej 14 karatësh.

Dogana përmes një postimi në " title=""Facebook"">“Facebook” ka njoftuar se gjatë kontrollit të udhëtarëve, imazhet e skanerëve treguan indikacione për mallra të padeklaruara brenda një çante. 

“Pas hapjes së çantës, u zbuluan mallrat e fshehura së bashku me dokumentacionin përkatës që shoqëronte mallrat. Pas një vlerësimi të hollësishëm nga Dogana e Kosovës, u konstatua se vlera reale e arit të ndaluar është 59,294.12 euro”, thuhet në njoftim. 

Rasti thuhet se është duke u trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me sektorin e hetimeve të Doganës së Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit, për të analizuar të gjitha detajet dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj individëve përgjegjës.