Dogana e Kosovës ka realizuar një operacion të koordinuar në pesë lokacione të ndryshme në Rajonin e Prishtinës, në kuadër të përpjekjeve për luftimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e patikave të dyshuara si produkte të falsifikuara, të cilat mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare teksa vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro, njofton Dukagjini.
Të gjitha produktet e dyshuara janë konfiskuar dhe janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente, ndërsa ndaj tyre do të zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti tashmë ka kaluar në fazën e hetimeve për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.