Dogana sqaron: Ja sa pajisje elektronike mund t’i sillni nga jashtë pa detyrime doganore

Dogana e Kosovës ka njoftuar udhëtarët lidhur me mënyrën e vlerësimit të pajisjeve elektronike që sillen nga jashtë, duke theksuar se pajisjet për përdorim personal trajtohen ndryshe nga sasitë që mund të tregojnë qëllim tregtar.

Sipas Doganës, një pajisje e sjellë për përdorim personal nuk konsiderohet automatikisht import tregtar, ndërsa natyra, sasia dhe karakteristikat e mallrave mund të ndikojnë në përcaktimin e qëllimit të tyre.

“Pajisjet elektronike të sjella nga jashtë vlerësohen në bazë të rregullave që zbatohen për bagazhin personal dhe importet jo-tregtare”, thuhet në njoftim.

Dogana ka bërë të ditur se kufiri i lirimit të përgjithshëm për bagazhin është 300 euro për udhëtarët në trafik rrugor, 430 euro për trafik ajror dhe 300 euro për trafik hekurudhor. Për udhëtarët nën moshën 15-vjeçare, kufiri është 150 euro.

“Kufijtë e lirimit të përgjithshëm për bagazhin: 300 € – trafik rrugor, 430 € – trafik ajror, 300 € – trafik hekurudhor dhe 150 € – udhëtarët nën 15 vjeç”, ka njoftuar Dogana.

Në rastet kur nuk plotësohen kushtet për lirimin nga detyrimet, ose kur mallrat janë të destinuara për qëllime tregtare, duhet të ndiqen procedurat doganore dhe të paguhen detyrimet përkatëse.

Dogana ka bërë të ditur se baza ligjore për këtë çështje është Kodi Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, përkatësisht nenet 392–394.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika