Dogana zbulon 13 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak

Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 13 mijë euro mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrolleve të kryera në pikën e kalimit kufitar Bërnjak, në kundërshtim me detyrimin ligjor për deklarimin e shumave mbi 10 mijë euro.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës një shtetas i huaj është intervistuar nga zyrtarët doganorë nëse posedonte mjete monetare apo mallra për deklarim, por ai ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

Megjithatë, bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët kanë kryer kontroll të detajuar të automjetit dhe kontroll personal të udhëtarit.

“Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej rreth 13,000 euro, të cilat nuk ishin deklaruar dhe tejkalonin pragun ligjor prej 10,000 euro”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë iniciuar procedurat administrative të parapara me legjislacionin në fuqi, ndërsa paratë janë ndaluar dhe konfiskuar përkohësisht deri në përfundimin e verifikimit dhe dokumentimit të prejardhjes së tyre.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika