Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot, njësitë antikontrabandë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, kanë kontrolluar një veturë ku kanë gjetur mjete monetare të padeklaruara.

Sipas njoftimit të Doganës,  gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në shumën prej 30. 000 euro, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.

“Dogana e Kosovës rikujton se, sipas nenit 33, paragrafit 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, personat që kalojnë kufirin e Kosovës, në hyrje ose dalje, duke bartur instrumente monetare prej 10,000.00 euro apo më shumë, përfshirë kundërvlerën në valuta të tjera, duhet të deklarojnë me shkrim pranë zyrtarit doganor shumën dhe burimin e verifikueshëm të tyre”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika