Dogana zbulon mall komercial dhe 29,900 euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mall komercial dhe 29,900 euro para të gatshme të padeklaruara gjatë një kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar në Hani të Elezit.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 6 korrik, kur zyrtarët doganorë, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde të kontrollit, kanë përzgjedhur për kontroll një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut që po hynte në Republikën e Kosovës.

Gjatë intervistimit fillestar, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedonte mall apo mjete monetare për deklarim.

Megjithatë, gjatë kontrollit fizik të automjetit, zyrtarët doganorë kanë gjetur mall me natyrë komerciale, i cili nuk ishte deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Po ashtu, gjatë kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe pasagjerit janë gjetur 29,900 euro në para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar.

Dogana rikujtoi se, sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës, çdo person është i obliguar të deklarojë mallrat që i nënshtrohen procedurave doganore, ndërsa mosdeklarimi përbën kundërvajtje dhe sanksionohet me masa administrative dhe ndëshkuese.

Po ashtu, sipas legjislacionit në fuqi, çdo person që hyn ose del nga Kosova me 10,000 euro ose më shumë, apo kundërvlerën e tyre në valuta të tjera ose instrumente të negociueshme, duhet t’i deklarojë ato tek autoritetet doganore. Mosdeklarimi i mjeteve monetare përbën shkelje ligjore dhe mund të çojë në konfiskimin e përkohshëm të tyre, si dhe në zhvillimin e procedurave përkatëse.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika