Doganierë, inspektorë dhe policë hetues do të obligohen të deklarojnë pasurinë

Doganierë, policë Hetues, profesor, mjekë dhe inspektorë nga e gjithë Kosova së shpejti do të kenë punë me Agjencinë Kundër Korrupsionit(AKK). Përpos që këta zyrtarë do t'i shtohen listës së deklaruesve të pasurisë, AKK-ja me ligjin e ri do t'i ndryshohet edhe emri.  Ajo do të shndërrohet në Agjenci për Parandalimin e Korrupsionit(APK)

Në kuadër të pakos së ligjeve anti-korrupsion, kryetari i Grupit Punues thotë se këto nuk janë të vetmet risi.

“Deklarimi më nuk do të jetë fizik por elektronik. Tash më nuk do të shkojnë menjëherë në Gjykatë mirëpo do t’i jepet edhe një njoftim që ka kaluar afat në mënyrë që me e deklaru pasurinë.

Asmblistat pra jemi duke folur për mbi 940 në të gjithë Kosovën më nuk do të detyrohen të deklarojnë pasurinë”, ishte  shprehur deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Ky projektligj sipas Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së pritet t’i përcillet Komisionit për Legjislacion e më pas të procedohet në Kuvend për miratim. Nga Shoqëria Civile deklarojnë se ndryshim tjetër me ligjin e ri do të ketë edhe në rolin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

“Tash mandatit i Agjencisë Kundër Korrupsionit është ekskluzivisht në parandalim, për çka AKK do të quhet Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Në këtë drejtim mandati i saj do të jetë kryesisht te rastet e sinjalizimit, rastet e konfliktit të interesit, deklarimi i pasurisë si diçka kryesore. E po ashtu është edhe plani i integritetit të institucioneve”, kishte thënë Labinot Leposhtica, pjesë e mediumit Kallxo.com.

Sipas hulumtuesit Leposhtica futja e disa kategorive të reja në Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë ka qenë shumë i nevojshëm.

Labinot Leposhtica, pjesë e mediumit Kallxo.com

“Është shumë e nevojshme dhe e mirëseardhur që inspektorët dhe doganierët të përfshihen në listën e subjekteve deklaruese. Kjo për shkaka të ekspozimit të mundshëm që ata mund ta kenë gjatë ushtrimit të punës së tyre”, deklaron ai

Shtimi i punës për Agjencinë Kundër Korrupsionit do të thotë më shumë kapacitete, burime të cilat ju mungojnë sipas drejtorit Yll Buleshkaj.

“Ne do të kemi nevojë që të shtojmë stafin dukshëm. Nuk po them që kemi nevojë për dyfishim. Ne do ta bëjmë një vlerësim varësisht se si do të kaloj ligji në fund. Jemi duke i shqyrtuar opsionet. Është një buxhet në vlerë shumë të ulët. Edhe nëse dyfishohet buxheti i përgjithshëm i AKK-së përsëri nuk është e madhe për buxhetin e Kosovës. Ne bëjmë shumë në transparencë dhe luftim të korrupsioni e po ashtu edhe në parandalim”, ishte shprehur Buleshkaj.

Yll Buleshkaj

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit kishte thënë se me ligjin e ri numri i zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë nga rreth pesë mijë do të shtohet në 20 mijë. Ndërkaq sa i përket ndryshimit të fushëveprimit të tyre, Buleshkaj deklaron se ende nuk janë pjekur kushtet për këto ndryshime.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika