“Doja të hyja në dhomën ku ndodhi krimi, por s’munda”, Vasfije Krasniqi-Goodman rikthehet në vendin e krimit të luftës

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka ndarë një rrëfim emocional për rikthimin e saj në një vend ku, siç thotë ajo, ka përjetuar një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj në moshën 16-vjeçare.

Në postimin e saj, Krasniqi-Goodman shkruan se është kthyer në shtëpinë ku, si një vajzë 16-vjeçare, përjetoi për herë të dytë tmerrin e dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Krasniqi-Goodman ka treguar se shtëpia e parë ku ka ndodhur ngjarja nuk ekziston më, mes tjerash, ajo thotë se dëshironte të hynte brenda por nuk mundi.

“Sot u afrova deri aty. Doja të hyja në dhomën ku ndodhi krimi, në dhomën ku mbetën të varrosura britmat, frika dhe pafuqia e një vajze të re. Nuk munda. Në oborr ishte dikush duke punuar. Qëndrova jashtë dhe bëra vetëm një fotografi. Për dikë tjetër mund të jetë thjesht një vend. Për mua është një copë e errët e historisë sime. Një vend ku më morën pafajësinë, sigurinë dhe një pjesë të shpirtit tim. Sot nuk shkova aty për të kërkuar mëshirë. Shkova sepse, pas kaq shumë vitesh, doja ta shihja me sytë e mi se ai vend ende ekziston, ndërsa unë ende po jetoj me atë që ndodhi brenda tij. Dhe sot, më shumë se kurrë, zemra ime ndihet e thyer”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika