Doktoresha Venera Berisha-Muharremi përfaqëson Kosovën në kongresin më të madh të endokrinologjisë në botë

Screenshot

Doktoresha Venera Berisha-Muharremi po merr pjesë në “ENDO 2026”, Kongresin Vjetor të Shoqatës Amerikane të Endokrinologjisë, i cili po mbahet në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme globale në fushën e endokrinologjisë.

Berisha-Muharremi bëri të ditur se në këtë kongres do të marrin pjesë mbi 7,000 shkencëtarë dhe mjekë nga e gjithë bota, me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe prezantimit të zhvillimeve më të fundit në mjekësi, njofton Dukagjini.

Si anëtare e “Endocrine Society” dhe përfaqësuese e Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës, ajo do të prezantojë një punim shkencor që trajton “Photobiomodulimin”, një metodë inovative për trajtimin e sëmundjeve të tiroides me laser.

“Kam nderin këto ditë të marr pjesë në ENDO 2026, në Çikago, ku janë mbledhur mbi 7,000 shkencëtarë dhe mjekë të endokrinologjisë nga mbarë bota për të formësuar të ardhmen e mjekësisë. Si përfaqësuese e Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës, do të prezantoj me krenari punimin tonë shkencor mbi Photobiomodulimin, një trajtim inovativ me laser të tiroides”, ka shkruar Berisha-Muharremi.

Ajo e cilësoi këtë pjesëmarrje si një arritje të rëndësishme për mjekësinë kosovare dhe një mundësi për të prezantuar inovacionin dhe punën shkencore të realizuar në Kosovë para ekspertëve më të njohur ndërkombëtarë të fushës.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika