(Dokument) Sa miliona dinarë u sekuestruan në Leposaviq?

"452 monedha nga 5 mijë dinarë, 3436 monedha nga 2 mijë dinarë, 1032 monedha nga 1 mijë dinarë,  101 monedha nga 500 dinarë..."

Mbi 12 milionë dinarë serb e rreth 25 mijë euro janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në njësinë ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, në Komunën e Leposaviqit.

Kështu bëhet e ditur në dokumentin që e ka siguruar Dukagjini nga organet kompetente.

Lista e parave të sekuestruara janë:

452 monedha nga 5 mijë dinarë,

3436 monedha nga 2 mijë dinarë,

1032 monedha nga 1 mijë dinarë, 

101 monedha nga 500 dinarë,

1836 monedha nga 200 dinarë,

7481 monedha nga 100 dinarë,

5975 monedha nga 50 dinarë,

16981 monedha nga 20 dinarë,

33393 monedha nga 10 dinarë,

100 monedha nga 100 euro,

300 monedha nga 50 euro,

950 monedha metali nga 20 dinarë dhe

100 monedha metali nga 10 dinarë.

Gjithsej: 12 milionë e 302 mijë e 300 dinarë të sekuestruar.

Dokumenti i siguruar nga Dukagjini që tregon paratë e konfiskuar nga Banka ilegale në Leposaviq

Ky dokument i siguruar nga Dukagjini demanton shefin e zyrës së ashtuquajtur për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Pekoviq, i cili sipas një njoftimi të Partisë Progresive Serbe (SNS), citohet të ketë thënë se në degët e “Bankës Postare Kursimore” nuk ka pasur dinarë.

“Ai shtoi se në kohën e aksionit të policisë së Kosovës në njësitë e “Bankës Postare Kursimore” nuk kishte dinarë nëpër degë dhe se nga pikëpamja e Prishtinës nuk kishte bazë për një aksion të dhunshëm”, thuhet në njoftimin e SNS-së.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në ditën e aksionit, thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale, duke përfshirë rreth 74 milionë dinar, rreth 1 milion e 600 mijë euro, 19 mijë e 500 franga, e rreth 13 mijë e 800 dollar amerikane.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika