Dokumentari “I am Greta” të shtunën në Prishtinë

Blin Berdoniqi nga UNDP Kosovo, i ftuar në emisionin “Shpirti I Vikendit” me Drilona Shala në Radio Dukagjini ka deklaruar se dokumentari “I am Greta” i paraparë të transmetohej të shtunën në amfiteatrin në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë ka ndërruar lokacion

Blin Bredoniqi, nga UNDP Kosovo, i ftuar nё  emisionin “Shpirti i Vikendit” me Drilona Shala nё Radio Dukagjini

Dokumentari “I am Greta” i paraparë të transmetohej të shtunën në amfiteatrin në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është zhvendosur për transmetim në Kino Armata.

Blin Berdoniqi, nga UNDP Kosovo, i ftuar në  emisionin “Shpirti i Vikendit” me Drilona Shala në Radio Dukagjini, bëri me dije se lokacioni u ndërrua si shkak i ndryshimeve atmosferike.

“Dokumentari do të transmetohet në 20:15 ashtu siç ishte planifikuar mirëpo nga informacionet për ndryshimet e motit dhe paralajmërimet për reshje shiu vendosem qe te transmetohet ne Kino Armata, ku mirëpresim gjithë të interesuarit të marrin pjesë”  – tha ai

Dokumentari që zgjat rreth 1 orë e 30 minuta ka në fokus jetën dhe aktivizimin e Greta Thumberg në ngritjen e çështjes klimatike.

Shfaqja e filmit është pjesë e projektit Climate Promise të financuar nga Qeveria Japoneze që në Kosovë vjen në bashkëpunim mes UNDP Kosovo dhe DokuFest në kuadër të aktiviteteve për Ditët e Tokës.

Deri tani ky dokumentar është transmetuar në disa qytete të Kosovës. Transmetimet e radhës do të jenë me 27 qershor në Mitrovicë dhe 28 qershor në Kamenicë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika