Forma metali me detaje të sofistikuara të pasaportave të shteteve evropiane e më gjerë, respektivisht 51 shteteve ishin përdorur për t’i prodhuar ato false.
Të gjitha këto u kapen ditë më parë nga Policia e Kosovës e tani i ranë në gjurmë edhe vendit ku po e krynin këtë vepër penale.
Pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës, laboratori është gjetur në një shtëpi në Çagllavicë të Prishtinës.
Në një shtëpi të bastisur nga Policia e Kosovës janë gjetur edhe makina laserike, printer e madje edhe dokumente tashmë të përfunduara, të gatshme për shpërndarje.
Por, i vetmi person që arriti të kapet nga Policia është personi që po voziste veturën ku u gjeten të paketuara këto dokumente.
“Policia e Kosovës më 24 janar 2025 ndaloi një automjet në Prishtinë, ku gjeti dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës. Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”.
Ndër të tjera, në këtë shtëpi në periferi të Prishtinës janë konfiskuar edhe mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente tjera.
Ky rast po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar” nga Prokuroria Speciale.
Televizioni ka kërkuar detaje shtesë për rastin por për shkak të kompleksitetit të rastit, aktualisht nuk kanë dhënë detaje.