Dokumenti i Sigurimit shqiptar: Riza Salihu akuzoi në Ambasadën në Vjenë Jusuf Gërvallën si agjent të UDB-së

Një dokument i Sigurimit shqiptar tregon se Riza Salihu e kishte akuzuar Jusuf Gërvallën si agjent të UDB-së.

Sipas dokumentit, gjatë pjesës së dytë të vitit 1980, Riza Salihu kishte telefonuar në Ambasadën shqiptare në Vjenë, ku kishte deklaruar se “Jusuf Gërvalla është agjent i UDB-së” dhe se të dhënat e tij për gjendjen në Kosovë nuk ishin të vërteta.

Në të njëjtin dokument, Salihu kishte kërkuar që në takimet e ardhshme me Gërvallën në Gjermani të mos dilet, me arsyetimin se ndaj bashkëveprimtarëve mund të organizohej ndonjë provokacion.

Akuza nuk kishte mbetur vetëm në dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Pal Shtufi ka deklaruar se Riza Salihu e kishte cilësuar Gërvallën si bashkëpunëtor të UDB-së dhe se, sipas tij, UDB-ja e kishte dërguar në Perëndim për ta shkatërruar lëvizjen.

Por dyshimet ishin të ndërsjella. Në një letër drejtuar Sabri Novosellës, Jusuf Gërvalla e përshkruante Riza Salihun si “provokator” dhe “njeri të rrezikshëm”, ndërsa e akuzonte se kishte provuar të organizonte likuidimin e tij dhe të vëllait të tij.

Kështu, dokumentet dhe dëshmitë e prezantuara në “Dosjet” paraqesin dy versione të kundërta të konfliktit mes Gërvallës dhe Salihut.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika