Donald Trump Jr. dëshmon në gjyqin për mashtrim financiar kundër babait të tij

Donald Jr., zëvendëspresident ekzekutiv në Trump Organization dhe i pandehur në rastin e mashtrimit financiar, është fëmija i parë nga fëmijët e rritur të Trumpit që dëshmon. Pas tij do të dëshmojnë edhe Eric dhe Ivanka Trump

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së

Donald Trump Jr., djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump, tha të mërkurën se kishte rol shumë të vogël në financat e kompanisë së familjes Trump gjatë dëshmisë së tij në gjyqin ku ish-presidenti Trump akuzohet për mashtrim financiar.

Trump dhe kompania e tij akuzohen se i kishin fryrë vlerat e aseteve të kompanisë për të siguruar hua të favorshme nga bankat.

Donald Jr., zëvendëspresident ekzekutiv në Trump Organization dhe i pandehur në rastin e mashtrimit financiar, është fëmija i parë nga fëmijët e rritur të Trumpit që dëshmon. Pas tij do të dëshmojnë edhe Eric dhe Ivanka Trump.

Babai i tyre do të dëshmojë të hënën.

Donald Jr. tha se ai dhe Ericu e morën në dorë menaxhimin e kompanisë kryesisht kur babai i tyre u zgjodh president në vitin 2017.

Por, ai tha se ishte përfshirë shumë pak në çështjet financiare të cilat janë në qendër të këtij rasti.

Prokurorja e New York-ut, Letitia James, ngriti padi civile ndaj Trumpit dhe dy djemve të tij për fryrjen e aseteve miliarda herë më shumë seç vlenin, në mënyrë që të siguronin hua më të mira.

Prokurorja James kërkon ndëshkime në vlerë 250 milionë për Trumpin dhe përjashtimin e tij dhe të djemve të tij nga udhëheqja e perandorisë familjare të biznesit.

Ky rast është vetëm njëri nga disa sfidat gjyqësore me të cilat po përballet Trumpi, i cili po i prin garës së republikanëve për kandidat për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Trumpi do të dalë para gjykatës federale në Uashington më 4 mars 2024, nën akuzat se kishte tentuar ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden.

Ai do të kthehet pastaj në gjykatën e New York-ut, këtë herë për t’u përballur me akuzat se e kishte paguar një yll të pornografisë për të heshtur, dhe më pas në gjykatën federale të Floridës, ku akuzohet se i kishte keqpërdorur dokumentet e klasifikuara pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë, shkruan REL.

Dhe në fund, Trumpi do të përballet me akuza për përpjekjet e tij për ta kthyer në favorin e vet rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika