Donat Rrudhani huazohet në Lausanne
Donat Rrudhani ka ndërruar ambient, por jo edhe shtet. Futbollisti i kombëtarës së Kosovës është huazuar nga Young Boys në Lausanne deri në përfundim të këtij sezoni. Ai do e kërkojë minutazhën e rregullt, pasi te kampionët e Zvicrës nuk luante rregullisht. Në këtë sezon, Rrudhani zhvilloi 9 ndeshje dhe shënoi dy gola. 24 vjeçari […]
Donat Rrudhani ka ndërruar ambient, por jo edhe shtet.
Futbollisti i kombëtarës së Kosovës është huazuar nga Young Boys në Lausanne deri në përfundim të këtij sezoni.
Ai do e kërkojë minutazhën e rregullt, pasi te kampionët e Zvicrës nuk luante rregullisht.
Në këtë sezon, Rrudhani zhvilloi 9 ndeshje dhe shënoi dy gola.
24 vjeçari mund të luaj në pozita të ndryshme, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 400 mijë euro.















