Donjet Bislimi: Arsyeja daljes në protestë është mbrojtja e motrave dhe grave tona

Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi ka treguar arsyet e tij për pjesëmarrjen në protestën e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, që vjen si rrjedhojë e rastit të dhunimit te 11-vjeçares nga pesë burra

Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, vjen si rrjedhojë e raportimeve të shpeshta të dhunimit seksual ndaj vajzave dhe grave, në veçanti, të rastit të dhunimit së 11-vjeçares, nga pesë burra në Prishtinë.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi.

Ai në një prononcim të shkurtër për Portalin Dukagjini, ka treguar arsyen e pjesëmarrjes së tij në protestë, ku ka thënë se duhet mbrojtur vlerat familjare.

“Arsyeja pse kemi dal unë dhe gjithë këta qytetarë në protestë është shumë e thjesht, të mbrojmë vlerat tona familjare, të mbrojmë vajzat tona, gratë tona”, ka thënë ai.

Ndërsa, gjatë ditës së mërkur Bislimi nëpërmjet një postimi në Fcaebook iua ka bërë thirrje të të gjithë qytetarvë të Kosovës të dalin në këtë protestë.

Sipas asaj çfarë po ndodhë në vendin tonë nuk duhet të tolerohet aspak, dhe duhet të luftohet me çdo mjet, si nga juristët kosovarë, si dhe nga politikanët të cilët duhet të bëhën bashkë njëzëru dhe të zotohen për sigurinë e motrave tona.

Bislimi ka shkruar se personat që kryjnë akt përdhunimi nuk duhet të kenë as trajtim mjekësor, e lerë më trajtim human, dhe se secila familje duhet të edukoj pasardhësit e tyre pasi kjo dukuru është e pafalshme.

Ai ka përfunduar postimin duke shkruar se personat që përdhunojne kanë emër dhe mbiemër, dhe ne duhet ti njohim.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika