Donjeta Sadiku ka siguruar medalje evropiane në çerekfinalen e boksit

Boksierja, Donjeta Sadiku, arriti ta mundë në çerekfinale rumunen, Andrea Loredana Marin. Me këtë fitore, ajo kaloi në gjysëmfinale të Kampionatit Evropian të boksit, i cili po mbahet në Budva të Malit të Zi





Donjeta Sadiku e ka mundur në çerekfinale rumunen, Andrea Loredana Marin, dhe me këtë fitore, ajo kaloi në gjysëmfinale të Kampionatit Evropian të boksit, i cili po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Kjo është medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar.

Ndërsa, boksierja Sadiku në maj të këtij viti, ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin që është mbajtur në Turqi.

Gjatë ndeshjes me rumunen, Sadiku ishte bindëse në dy raundet e para, ndërsa ka humbur në raundin e tretë. Megjithatë kalimin në gjysëmfinale e arriti në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Sadiku para se të mposhte rumunen, ka mposhtur në një të tretën e finales, boksieren e Greqisë, Marinela Cani.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika