Donjeta Sadiku triumfon në Taranto, Federata e Boksit: Kemi bërë jehonë për suksesin e saj

Federata e Boksit e Kosovës ka mbajtur konferencë për media pas triumfit të boksieres kosovare Donjeta Sadiku, e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” në Itali.

Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se gjatë gjithë qëndrimit në Itali kanë qenë pranë boksieres dhe kanë përcjellë të gjitha luftërat e saj, duke bërë jehonë për suksesin e saj në Kosovë dhe te shqiptarët anembanë botës.

“Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës sa kemi qenë në Taranto dhe të gjitha luftërat i kemi përcjellë dhe kemi bërë jehonë të madhe në gjithë Kosovën edhe te shqiptarët anembanë botës. Këtu i kemi të pranishme kampionen mesdhetare, Donjeta Sadiku, dhe trajneren Manjolla Sallauka”, tha Demolli.

Ndërkaq, boksierja Donjeta Sadiku falënderoi të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë ditëve të garave.

“Keni qenë një mbështetje gjatë gjithë këtyre ditëve”, tha Sadiku.

Trajnerja Marjola Sallauka u shpreh falënderuese për mbështetjen e mediave dhe sportistëve gjatë garave, duke e cilësuar sfidë të madhe veçanërisht meçin e fundit.

“Dua të falënderoj jo vetëm sot, por edhe për ditët e kaluara, të cilat kanë qenë një sfidë shumë e madhe për ne, sidomos meçi i fundit, në të cilin kemi pasur një mbështetje dhe përkrahje shumë të madhe, jo vetëm prej sportistëve që kanë qenë atje, por edhe prej të gjitha mediave. Ju falënderoj nga zemra për këtë mbështetje”, tha Sallauka.

Sadiku po ashtu foli edhe për emocionet dhe tensionin që e kanë shoqëruar meçin final, duke thënë se përballja ishte pritur me padurim edhe në rrjetet sociale.

“Ai ka qenë një meç me shumë tension, si në sallë, ashtu edhe jashtë saj. Në rrjetet sociale është pritur me padurim ai meç. Unë, së bashku me trajneren time, e kemi biseduar këtë dhe jemi munduar ta fitojmë atë ndeshje”, deklaroi Sadiku.

Ajo tha se nuk e kishte pritur përfundimin e meçit në atë mënyrë, pasi kundërshtarja e saj ishte e dyta në botë dhe një boksere që e kishte vlerësuar shumë.

“Nuk e kam pritur. Boksierja që e kam pasur përballë ka qenë e dyta në botë dhe është një boksere të cilën e kam vlerësuar shumë. Kemi besuar se do të shkonim në tri runde, si çdo ndeshje tjetër. Mirëpo, unë kam qenë shumë e qetë dhe kam qenë shumë mirë psikikisht. Ajo që ka ndodhur me të mund t’i ndodhë çdo personi, mirëpo kështu ka ndodhur”,përfundoi Sadiku./EO

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika