Dorëheqja e serbëve – Gjykata e Mitrovicës drejt normalitetit, Prokuroria jo

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës dalëngadalë është duke u rikthyer situata normale, pas dorëheqjes së gjyqtarëve serbë. Lëndët, sipas avokatëve po trajtohen pa vonesa dhe këtë sipas tyre e ka bërë të mundur transferimi i dhjetëra lëndëve në gjykatat e tjera. Mirëpo, situatë më e rënduar vazhdon të jetë në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës

Gjykata në Mitrovicë veriore, foto nga RFE.

Tek tetë muaj pas dorëheqjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka nisur të rikthehet normaliteti.

Transferimi i lëndëve në gjykata të tjera, e ka lehtësuar punën dhe tani rastet po trajtohen me më pak vonesa.

Këtë e konfirmon edhe Haxhi Millaku, avokat që ka shpesh punë në këtë gjykatë.

“Kur them po ja dalin, jam bukur i facionuar me punën e gjyqtarëve që i kanë deleguar edhe nga gjykatat e tjera… Rastet që unë i kam nuk janë prolonguar, por përkundrazi kanë funksionu shumë shpejtë dhe kanë reaguar në rrethanat që i kanë”, ka thënë Millaku.

Përvojë të mirë ka pasur edhe avokati tjetër Florim Shefqeti.

“Gjyqtari që ka qenë serb, për disa prej të pandehurve kishte vendosur lidhur me kërkesën për hudhje të aktakuzës, ndërsa kishte mbetur në gjysmë pa vendosur për rastin tjetër. Ka të bëjë me trafikimin me migrantë. Dhe pjesë të tjera që kanë mbetur të pavendosura janë vendosur nga gjyqtarë shqiptarë pastaj në gjykatat që është bërë delegimi”, ka thënë Shefqeti.

Me më shumë probleme për shkak të dorëheqjes së serbëve, është duke pasur Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Kryeprokurori Ismet Ujkani e ka konfirmuar përmes telefonit për Dukagjinin, se deri tash Këshilli Prokurorial ka marrë vendim për transferimin e dy prokurorëve në Mitrovicë.

Një nga ta ka nisur punën sot, kurse tjetri do të filloj më 5 qershor.

Dy Këshillat, ai Prokurorial dhe Gjyqësor, deri në ditën e publikimit të kronikës nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje...

Raportimi nga veriu, gazetarët tregojnë eksperiencat e tyre në “Radar”

Raportimi nga e premtja në komunat në veri të vendit ishte një tjetër sfidë për gazetarët në Kosovës. Në mesin e provokimeve, të sharave,...

Të fundit nga rubrika