“Dorëheqja nuk mjafton”, Haradinaj – Stublla i komenton përgjimet ku përfshihet Kusari – Lila
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka reaguar në lidhje me përgjimet e fundit të publikuara nga Nacionale, ku dëgjohet Slavko Simiq dhe Mimoza Kusari – Lila, teksa përmendin disa komunikime me Milan Radojçiq, i cili është në kërkim nga institucionet e sigurisë në Kosovë. Haradinaj ka shkruar se “dorëheqja […]
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka reaguar në lidhje me përgjimet e fundit të publikuara nga Nacionale, ku dëgjohet Slavko Simiq dhe Mimoza Kusari – Lila, teksa përmendin disa komunikime me Milan Radojçiq, i cili është në kërkim nga institucionet e sigurisë në Kosovë.
Haradinaj ka shkruar se “dorëheqja e deputetes Kusari nuk mjafton!”.
“Morali i fabulës: koordinimi me kriminelët e sanksionuar nga SHBA qenka për ‘sovranitet’, ndërsa koordinimi me SHBA-të [nënshtrim]”, ka vijuar ajo.
Sipas mediumit Nacionale, këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin, njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.
Në bisedë, Simiç i thotë Kusari-Lilës, “ti e di që unë të kam lidhur me Millanin, keni biseduar rreth 30-40 minuta për gjetjen e ndonjë zgjidhje”, Kusari-Lila i thotë se “dy tre minuta”.
Pas kësaj, Simiç thotë se “një herë kemi biseduar më gjatë, ku kemi folur për energjinë në veri, a e mban mend. Kemi provuar të gjejmë zgjidhje dhe të ndërtojmë raport partnerësh dhe disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet të ndikojë as Vuçiq”.















