Dorëheqjet ende nuk janë aprovuar, gjyqtarët serbë mund të kthehen në punë

Gjyqtarët e dorëhequr serbë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, mund t’i rikthehen përsëri punës. Kjo pasi Këshilli Gjyqësor akoma nuk ua ka aprovuar atyre dorëheqjet. Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka konfirmuar se kanë ndërmarrë disa masa disiplinore ndaj tyre, kurse konkursi i ri për gjyqtar nuk ka të bëjë asgjë me gjyqtarët serbë të cilët kanë dorëzuar dorëheqjet

Që nga shtatë nëntori i vitit të kaluar, puna në Gjykatën Themelore të Mitrovicës po zhvillohet pa kapacitete të plota.

Prej asaj kohe, gjyqtarët serbë nuk kanë dalë në punë, por pavarësisht kësaj, akoma nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse ata do t’u kthehen përsëri detyrave të dikurshme.

Kërkesat e tyre të dorëheqjes, po vazhdojnë të qëndrojnë në sirtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Ne nuk mund të shpallim vende të lira për gjyqtarët pa aprovuar dorëheqjet e tyre. Pra do të kemi procesin e dorëheqjes, pastaj zëvendësimin e tyre. Pra, shtimi i kapaciteteve nuk nënkupton që janë zëvendësuar gjyqtarët” ka thënë kryetari i KGJK-së, Albert Zogaj.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ka treguar se kanë nisur ndërmarrjen e procedurave disiplinore.

“Kanë filluar procedurat disiplinore ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe stafit që kanë qenë të përfshirë në aktivitete politike që bijnë ndesh me përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese dhe me etikën e gjyqtarit dhe të gjithë do të marrin përgjegjësi, edhe në situatën kur ne do të aprovonim të gjitha dorëheqjet, disa nuk do të aprovoheshin nga shkaku që disa duhet potencialisht të marrin masat disiplinore përkatëse”, shtoi Zogaj.

KGJK-ja tash e disa muaj ka nisur rekrutimin e gjyqtarëve të rinj.

Mes tyre, disa prej kandidatëve janë nga komuniteti serb.

Mirëpo, atyre do t’u duhet kohë deri të nisin punën.

“Të njëjtit duhet të kalojnë përmes trajnimit në Akademinë e Drejtësisë që është së paku një vit. Kështu që në skenarin më të mirë, nëse këta gjyqtar dekretohen si të themi më 1 mars të këtij viti, para 1 marsit të vitit 2024 nuk mund t’iu ndahen rastet në punë”, ka thënë Ehat Miftaraj nga IKD.

E avokati Musa Damati pret që situata e krijuar të zgjidhet shpejtë, pasi për të dhe kolegët e tij janë krijuar shumë vështirësi.

“Është një kohë jashtëzakonisht e vlefshme e cila konsiderohet si e humbur, pastaj janë shpenzimet e jashtëzakonshme të cilat kanë karakterizuar procedurën penale dhe patjetër që janë afektuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë avokati Damati.

Deri tani, Këshilli Gjyqësor ka ndërmarrë disa veprimet për situatën e krijuar në Themeloren e Mitrovicës, mes tyre duke i transferuar disa lëndë tek gjyqtarët shqiptarë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika