Dorëhiqet nga pozita e kryetares në LSI, Monika Kryemadhi

Komiteti organizator ka njoftuar se pas paraqitjes së dorëheqjes të Kryetares në Lëvizjen Socialiste për Integrim(LSI), Monika Kryemadhi, të krijohet edhe një komunitet me detyra të reja

Monika Kryemadhi, LSI

Të hënën e 25 korrikut, Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetares në Lëvizjen Socialiste për Integrim(LSI).

“Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë”, bëhet e ditur nga Komiteti Organizator.

Po ashtu është bërë propozimi që të krijohet  Komiteti Organizator, me këto detyra:

Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.

Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve.

Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho.

Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë, raporton Abc News.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika