Dorëhiqet një tjetër ministre nga qeveria e Starmerit: Veprat, jo fjalët kanë rëndësi

Ministrja për mbrojtjen dhe çështjet e sigurisë Jess Phillips ka dhënë dorëheqje nga qeveria e kryeministrit Keir Starmer, duke theksuar se “veprat, jo fjalët kanë rëndësi”.

Në letrën e dorëheqjes, Phillips tha se ka punuar ngushtë me Starmerin për vite me radhë në çështjet e dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke vlerësuar se ai ka një “dëshirë të sinqertë” për të adresuar këtë problem shoqëror.

Megjithatë, ajo kritikoi mungesën e veprimeve konkrete dhe theksoi se ndryshimet reale shpesh kanë ardhur vetëm pas presionit të fortë ose gabimeve serioze në qeveri.

“Veprat, jo fjalët, kanë rëndësi. Kam parë nga afër se kjo nuk mjafton,” ka shkruar ajo, duke shtuar se mungesa e debatit të fortë brenda qeverisë po e pengon progresin.

Phillips theksoi se politika kërkon më shumë vendosmëri dhe përballje të hapura, duke shtuar se “nuk mund të vazhdojë të shërbejë nën udhëheqjen aktuale” pasi nuk po sheh ndryshimet e nevojshme.

Ajo megjithatë shprehu mbështetje për Partinë Laburiste dhe tha se do të vazhdojë të punojë për suksesin e saj, por jo më si pjesë e kabinetit qeveritar.

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika