Dorëhiqet presidentja e Hungarisë, pas faljes së një burri të lidhur me abuzime fëmijësh

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka dhënë dorëheqje, pas vendimit të saj që të falë një burrë të dënuar për bashkëpunim në abuzime seksuale të fëmijëve

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka dhënë dorëheqje, pas rritjes së zemërimit publik për vendimin e saj që të falë një burrë të dënuar për bashkëpunim në abuzime seksuale të fëmijëve.

Novak, një figurë në rritje e sipër në partinë në pushtet, Fidesz, është kthyer prej një vizite në Doha, më 10 shkurt, për të lajmëruar publikun se po largohet prej pozitës.

“Falja e një personi i ka shqetësuar shumë njerëz. Kam bërë gabim”, ka thënë ajo përmes një adresimi publik televiziv.

Novak, 46-vjeçare, është zgjedhur si presidente prej parlamentit, më 2022.

Pozita e presidentit është ceremoniale në Hungari.

Ajo është gruaja e parë dhe personi më i ri që është zgjedhur ndonjëherë në këtë pozitë në Hungari.

Ajo ka shërbyer më parë si ministre për Familjet.

Në prill të vitit të kaluar, ajo e ka falur Endre K., i cili është dënuar me më shumë se tre vjet burgim më 2018, pse u ka bërë presion viktimave që t’i tërheqin pretendimet për abuzime seksuale ndaj drejtorit të një strehimoreje shtetërore.

Endre ka qenë zëvendësdrejtor i institutit.

Drejtori është dënuar me tetë vjet burgim për abuzim të të paktën 10 fëmijëve në periudhën 2004-2016.

Lajmi për falje është bërë i ditur më 2 shkurt, kur një medium lokal ka raportuar për të.

Presidentes nuk i është kërkuar të publikojë listën e plotë të personave të falur.

Kryeministri autoritar i Hungarisë, Viktor Orban, nuk është dëmtuar prej këtij skandali.

Orban, 60-vjeçar, i cili është në pushtet prej vitit 2010, e ka pozicionuar veten si kampion të vlerave tradicionale familjare.

Në një deklarim të vetëm publik për këtë çështje, ai ka bërë thirrje për ndryshime në Kushtetutë, që të parandalohet falja e abuzuesve të fëmijëve në të ardhmen./REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika