Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të LDK-së, duhet të mbahet brenda 60 ditësh

Gati një muaj pas fillimit të procedurave, sot është dorëzuar në LDK kërkesa për kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, të cilën e nënshkruan mbi 150 delegatë, që kërkojnë kryetar të ri, në vend të Lumir Abdixhikut. Gjatë ditës, nënkryetari i LDK-së konfirmoi që po e trajtojnë kërkesën dhe njëkohësisht po i konfirmojnë edhe nënshkrimet e dhëna. Kështu, nëse gjithçka shkon sipas statutit të LDK-së, kuvendi zgjedhor duhet të mbahet jo më larg se në mesin e shtatorit.

Armend Zemaj e Florian Dushi shkuan në selinë e LDK-së, por jo për ndonjë mbledhje apo takim.

Aty, në mesin e ditës, përfundimisht dorëzuan kërkesën për kuvend të jashtëzakonshëm të partisë, për të cilën thanë se i kanë mbledhur mbi 150 nënshkrime të delegatëve, aq sa kërkohen edhe me statut.

Pak kohë pas dorëzimit, partia edhe nisi trajtimin e kërkesës.

Sipas nënkryetarit Lutfi Haziri, fillimisht duhet të bëhet verifikimi i secilit nënshkrim.

“Është trajtuar në rrugë procedurale. Proceduralisht e trajton sekretariati, sipas normave të brendshme politike. Unë besoj se kjo është një çështje që statuti i LDK-së e ka rregulluar dhe LDK-ja di ta vetëmenaxhojë të gjithë këtë proces politik, nga i cili ne do të dalim më mirë në fund”.

Në rrjetet sociale reagoi edhe anëtari i kryesisë, Avdullah Hoti, i cili poashtu e ka nënshkruar kërkesën.

“Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”.

Kështu, sipas Statutit të Lidhjes Demokratike, Kuvendi i jashtëzakonshëm duhet të organizohet më së largu 60 ditë pas pranimit të kërkesës.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika