Dorëzohen serbët, largojnë barrikadat për në dy pikat kufitare

Janë liruar për qarkullim rrugët që çojnë në dy pikat kufitare në veri të Kosovës, Bërnjak e Jarinje. Serbët që i vendosin edhe i hoqën ato por nuk deshën të flasin për veprimet e tyre ashtu sikurse nuk u prononcua as nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq që doli t’i vizitojë serbët në Rudare

As 24 orët nuk qëndruan këto barrikada të vendosura nga serbët në komunat veriore. Ashtu siç bllokuan rrugët, ata u detyruan që vet t’i heqin ato.

Kjo u bë pas vendimit të Qeverisë që të shtyhet zbatimi i reciprocitetit, kërkesë që iu drejtua institucioneve të Kosovës një natë më herët nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Për t’i larguar ngarkesa në Rudare, kishin dal një numër i madh i serbëve lokal.

E kur ata/o ishin pyetur pse ishin mbledhur këtu, ata u përgjigjen në këtë formë.

“Nuk e di pse kam dalë , s’dua te flas”, Qytetari serb.

Për ta parë gjithë situatën  kishte dalë edhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, që është edhe nënkryetar i kësaj partie por ai nuk pranoi të thotë asnjë fjalë për mediat kosovare.

Megjithëse ishin larguar shumica e mjeteve që e kishin  bllokuar  rrugën, në fund për rreth një orë më shumë kishin mbetur  disa nga automjete të cilat nuk mund të lëviznin për shkak të problemeve teknike. Por ato u larguan me shtimin e duarve ndihmëse.

Pas largimit të barrikadave, rruga që çon në pikën kufitare të Jarinjes, ishte e qasshme për vetura.

Por, kjo shkaktoi kolona rreth 250 metra për shkak mbylljes së kufirit që nga orët e pasdites të së dielës.

Qytetarët po presin që policia kufitare të merr një aprovim nga institucionet relevante në mënyrë që të kalohet kufiri.

Një qytetar me nacionalitet francez ka thënë se kjo pritje e ka lodhur.

“Jam lodhur duke pritur, po pres qe të kaloj rrugën nga këtu”, është shprehur Lous Qytetar.

Serbët ishin bindur që t’i largojnë barrikadat dhe t’i zhbllokojnë rrugët drejt Jarinjes e Bërnjakut pasi Qeveria e Kosovës vendosi të shtyjë për 1 shtator nisjen e zbatimit të vendimit për reciprocitet në dokumente dhe targa.

Kjo ishte kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse sipas ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Jeff Hovenier, ka keqkuptime dhe keqinformim për vendimin, që megjithatë  ka thënë se është i drejtë dhe i bazuar në marrëveshjet e Brukselit.

Shija e redaktorit

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika