Dorëzohet kallëzim penal ndaj Gjon Brukës për nxitje të urrejtjes ndërfetare

Avokati Asdren Bytyqi ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Gjon Brukës, (ish-Bajram Bruka), nga Ferizaj, i cili aktualisht jeton në Gjermani.

Sipas Bytyqit, Bruka gjatë vitit 2026, në takime live në rrjetin TikTok, u është drejtuar myslimanëve shqiptarë me deklarata kërcënuese dhe nxitëse.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, Bytyqi ka cituar disa prej deklaratave që, sipas tij, janë bërë nga Bruka.

Bytyqi pretendon se këto deklarata përmbajnë elemente të veprës penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”, ndërsa i ka cilësuar ato si kërcënime që mund të cenojnë rendin juridik e publik dhe sigurinë kombëtare.

Ai ka deklaruar gjithashtu se këto qëndrime janë pjesë e një mendësie që, sipas tij, nxit përçarjen e shqiptarëve mbi baza fetare, duke përmendur në këtë kontekst edhe Lëvizjen për Rikthim dhe Ipeshkvinë e Kosovës.

“Presim veprime të shpejta hetimore nga Prokuroria dhe arrestimin e të njëjtit, pasi që drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, ka shkruar Bytyqi.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika