“Dorëzohet kuzhinieri” Prigozhin para Putinit, mercenarët e “Wagnerit” largohen nga qyteti që e pushtuan para disa orësh

Pjesëtarët e grupit mercenar Wagner largohen nga selia ushtarake në Rostov-on-Don

Mercenarët e grupit ushtarak “Wagner” janë larguar nga selia ushtarake nga qyteti të cilin e pushtuan para disa orësh, Rostov-on-Don, së bashku me shefin e tyre, Yevgeny Prigozhin.

Gjatë largimit të tyre banorët e qytetit kanë brohoritur “Wagner! Wagner!”, duke treguar dukshëm mbështetje për mercenarët, shkruan BBC.

Udhëheqësi mercenar i “Wagner”, Prigozhin, e bëri të ditur në kanalin e tij Telegram duke thënë se ka rënë dakord të “ndalojë” lëvizjen e trupave të tij që po përparojnë drejt kryeqytetit rus.

Siç shkruan Associated Press, Prigozhin ka thënë se ndërsa njerëzit e tij janë vetëm 200 kilometra nga Moska, ai vendosi t’i kthejë ata për të shmangur “gjakderdhjen ruse”.

Mediat shtetërore ruse sapo kanë raportuar se shefi i “Wagner”, Prigozhin do të niset për në Bjellorusi. Raportet thonë se akuzat kundër tij dhe forcave të tij “Wagner” do të hiqen nga autoritetet ruse për të shmangur “gjakderdhjen”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika