Dorëzohet në kuvend, dokumentacioni për vetting në drejtësi

Kreu i ekzekutivit ka bërë të ditur se dokumenti për Vetting do t'i dorëzohet Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Gjersa ka theksuar se lajmi për dhunimin e 11-vjeçares ishte tronditës, Kurti ka thënë se sistemi i drejtësisë mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës. Ndërkaq, Konjufca ka pranuar dosjen për Vetting

Drëzimi i dokumentacionittë Vetting-ut tek Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krahas Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se dosja e dokumenteve të procesit të Vetting-ut do t’i dorëzohet Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas konferencës së tyre.

Në konferencë për media, Kryeministri Kurti ka thënë se nuk ka alternativë tjetër përpos Vetting-ut në drejtësi dhe se të njëjtën, po e vendos në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Fuqia që vinte nga pozita e gjyqtarit dhe prokurorit ngërthen përgjegjësi të madhe ndaj qytetarit. Për të garantuar të drejtat dhe sigurimin e secilit, gjyqtari vepron me urtësi dhe me maturi, vepron me profesionalizëm andaj veprimet e tij mbrohen nga shteti përmes pavarësisë së garantuar me kushtetutë dhe me ligj. Gjyqësori ynë përkundër të gjitha garancive kushtetuse duket se po përpiqet të dëshmojë të kundërtën”, ka thënë Kurti gjersa ka theksuar se dhunuesit janë liruar, ata nuk rehabilitohen, përsërisin veprat e madje ndonjëherë edhe vrasin.

Sipas Kurtit, mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, gjobë apo parashkrim të rasteve.

“Sipas të dhënave për vepra penale të dhunës seksuale mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Merre me mend…”,ka thënë Kurti gjersa ka theksuar se mbi 85 për qind të rasteve ishin vajza të mitura.

Gjersa ka theksuar se lajmi për dhunimin e 11-vjeçares ishte tronditës, Kurti ka thënë se sistemi i drejtësisë mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës. Për këtë të fundit, ai ka thënë se puna në sistemin e drejtësisë nuk mund të mbarojë pa Vetting-un.

Dosja e Vetting-ut e dërguar në Kuvend, foto e postuar nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Konjufca pranon dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e Vetting-ut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari përmes një postimi në Facebook. Ndërsa, dorëzimin e dosjes me dokumente për procesin e vetingut në Kuvend e kanë paralajmëruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media të dielën.

“Procesi gjithëpërfshirës i vetingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kahmotshme për Kosovën. Krijimi, votimi dhe implementimi i tij është një hap jetik për mbarëvajtjen e shtetit dhe njëra nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë që e ngrit efikasitetin dhe profesionalizmin”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka theksuar se procesi i vetingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë dhe do të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika