“Dorëzohet” Xavi, pritet të largohet në qershor nga Barcelona
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, e ka konfirmuar se do të largohet nga posti i tij në fund të sezonit. Ai në një konferencë për media ka thënë se do të largohet nga roli i tij si trajner i Barcelonës, në qershor të këtij viti. “Unë do të largohem nga Barcelona në qershor. Kemi arritur […]
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, e ka konfirmuar se do të largohet nga posti i tij në fund të sezonit.
Ai në një konferencë për media ka thënë se do të largohet nga roli i tij si trajner i Barcelonës, në qershor të këtij viti.
“Unë do të largohem nga Barcelona në qershor. Kemi arritur një pikë pa kthim. Është koha për ndryshim. Si Culé, mendoj se është koha për t’u larguar. Fola me bordin dhe klubin sot. Unë do të largohem më 30 qershor”, ka thënë Xavi, pasi pa ekipin e tij të mposhtur 5-3 në shtëpi nga Villarreal në La Liga. Rezultati e lë kampionin në fuqi të La Ligës 10 pikë prapa liderit Real Madrid.
Pati spekulime mbi të ardhmen e Xavi në klub javët e fundit pasi klubi humbi 4-1 kundër rivalëve Real Madrid në finalen e Superkupës spanjolle dhe më pas ‘thye’ nga Kupa e Mbretit pas një humbjeje poshtëruese 4-2 kundër Athletic Club. Me humbjen kundër Villarrealit të shtunën, gjigantët katalanas tani kanë nëntë gola në dy ndeshjet e tyre të fundit.
“Pse nuk mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve… Sigurisht, ne mund të ëndërrojmë, unë dua të fitoj, dua të fitoj La Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën, Superkupën”, kishte deklaruar Xavi, njëherë e një kohë. Ose, më saktë në shtator të 2022-tës, kur kishte pritshmëritë të mëdha tek Barça.















