Dortmundi synon eliminimin e Chelsea-t

Liga e Kampionëve u rikthye të martën mbrëma, me fazën e eliminimit direkt apo siç njihet edhe me të tetën e finales

B.D

Bayern Munichu ia doli ta dominonte Paris Saint-Germainin në Parc des Princes, duke marrë një fitore 1-0 në udhëtim, e që në ndeshjen e dytë do ta ketë më lehtë.

Fitore të madhe mori edhe Milani, që në San Siro mposhti Tottenham Hotspurin me golin e Brahim Diaz, duke shkuar në Londër me epërsinë 1-0.

Të mërkurën mbrëma, ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të Borussia Dortmundit dhe Chelseat, që zhvillohet në Signal Iduna Park, me Blutë që janë skuadra më e përforcuar nga afati i janarit dhe kanë kontigjent të madh lojtarësh.

Ecuria e fundit e Chelseat me tri barazime radhazi në Premier League përfshirë atë 1:1 kundër West Ham Unitedit të shtunën duhet të jetë një shenjë inkurajuese për ekipin gjerman.

Kundër West Hamit, Chelsea dukej si një grup individësh jashtëzakonisht të talentuar që sapo janë prezantuar.

Në një formacion fillestar me pesë angazhime të janarit, Joao Felix, Enzo Fernandez dhe Mykhailo Mudryk shkëlqenin në pamje të parë, por nuk arritën ta bëjnë dallimin ndaj West Hamit, i cili mori pikë.

Megjithatë, duke pasur parasysh kohën, komunikimi i Chelsea-t në fushë do të përmirësohet.

Për Chelsea-n nuk do të jetë aspak e lehtë të luajë para “Murit të Verdhë” të Dortmundit, me zhurmë shurdhuese të tifozëve. Skuadra gjermane do të dëshirojë t’i shfrytëzojë shanset e saj për fitore.

Dortmundi futet në këtë ndeshje pas një serie prej gjashtë fitoreve në vitin 2023, për dallim prej Chelsea-t që ka vetëm një triumf në tetë duele të luajtura.

“Duam ta testojmë veten përballë një ekipi shumë të fortë dhe që ka bërë shpenzime të mëdha në afatin kalimtar të janarit. Po ashtu, nuk duhet të harrojmë se Chelsea para dy vjetësh e ka fituar edhe Championsin. Kështu që nuk do të jetë aspak lehtë, por ne nuk frikësohemi dhe jemi gati të përballemi në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë të martën trajneri i Dortmundit, Edin Terziq.

“E kemi parasysh se të paktën na duhet një fitore për t’u kualifikuar në çerekfinale dhe atë fitore duam ta marrim para tifozëve tanë. Do të kemi përkrahje të fuqishme dhe duhet ta shfrytëzojmë. Jemi gati për gjithçka pasi e kemi analizuar mirë Chelsea-n, edhe pse nuk ishte aspak e lehtë ta bëjmë një gjë të tillë”.

Te Dortmundi në këtë përballje do të mbështeten edhe te sulmuesi Sebastien Haller, i cili sezonin e shkuar në Champions shënoi 11 gola për Ajaxin. Ai do të debutojë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, pasi në vjeshtë mungoi shkaku i trajtimit të kancerit në testikuj. Haller ende nuk ka luajtur 90 minuta për Dortmundin, gjë që pritet ta bëjë pikërisht kundër Chelsea-t.

Megjithatë, Dortmundi do ta ketë një mungesë të rëndësishme në përbërje. Të hënën klubi gjerman e konfirmoi lëndimin e sulmuesit Yopusouffa Moukoko dhe mungesën e tij për gjashtë javë.

Përballje tjetër është ajo në mes të Club Brugge dhe Benficas, që luhet në Jan Breydel Stadion.

Që të dy këto takime nisin nga ora 21:00.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika