Dragisha Milenkoviq dënohet me 7 vjet burgim për krime lufte
Dragisha Milenkoviq është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për krime lufte ndaj popullatës civile dhe armëmbajtje pa leje. Ai është dënuar me një dënim unik prej 7 vitesh burgim dhe 1,500 euro gjobë Sipas aktakuzës së ngritur më 26 dhjetor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Milenkoviq ngarkohet se gjatë periudhës […]
Dragisha Milenkoviq është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për krime lufte ndaj popullatës civile dhe armëmbajtje pa leje.
Ai është dënuar me një dënim unik prej 7 vitesh burgim dhe 1,500 euro gjobë
Sipas aktakuzës së ngritur më 26 dhjetor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Milenkoviq ngarkohet se gjatë periudhës së viteve 1998-1999, në kohën e luftës në Kosovë, në cilësinë e gardianit të burgut të Prishtinës dhe të Lipjanit, në bashkëkryerje dhe në mënyrë sistematike, kishte marrë pjesë në maltretimin e të burgosurve shqiptarë.















