Drama “Katarina Josipi” pa çmim të parë për vitin 2022

Ceremonia e ndarjes së çmimeve drama origjinale shqipe “Katarina Josipi”, është mbajtur në Biblotekën Kombëtare të Kosovës. Këtë vit janë ndarë vetëm dy çmime, me qëllim të rritjes së konkurencës dhe ruajtjes së vlerave artistike

Ndarja e çmimeve në Biblotekën Kombëtare të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka ndarë çmimet për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”, të mërkurën e 9 nëntorit, por nuk ka ndarë çmimin e parë.

“Çmimi i parë është vendosur nga juria profesionale të mos ndahet këtë vit me qëllimin e ngritjes së nivelit konkurrues gjatë viteve në vijim dhe ruajtjes së vlerave artistike”, shkruhet në postimin e Ministrisë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është organizuar në Biblotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

Këtë vit janë dhënë vetëm dy çmime, vendi i dytë dhe i tretë.

Ministri Çeku ka ndarë çmimet për lauretatët. Zymber Kelmendi ka fituar vendin e dytë me dramën “Pastaj lindën legjendat”, ndërsa Osman Goranci është shpërblyer me çmimin e tretë me dramën “Jeto tani për mua”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika