Dramaturgia Albana Muja rrëfen dashurinë e madhe për dramën

Në emisionin "Reload", Muja ka rrëfyer se njëri prej tri çmimeve të konkursit të Dramës Origjinale Shqipe, “Katarian Josipi” të cilin e ka fituar në vitin 2020 ka qenë shtytja më e madhe për të pas ngjarjeve që kanë kapluar vendin nga pandemia COVID-19

Dramaturgia Albana Muja ka rrëfyer dashurinë e saj për dramën, se si ka filluar të studiojë dramaturgjinë dhe si ka qenë gjithmonë e rrethuar me artin.

Në emisionin “Reload”, Muja ka rrëfyer se njëri prej tri çmimeve të konkursit të Dramës Origjinale Shqipe, “Katarian Josipi”, të cilin e ka fituar në vitin 2020, ka qenë shtytja më e madhe për të, pas ngjarjeve që kanë kapluar vendin nga pandemia COVID-19.

Drama “Era”, me të cilin fitoi vendin e tretë të konkursit  “Katarian Josipi”, flet për një familje nga Mitrovica, të cilët kanë përjetuar trauma nga trazirat e pasluftës në Mitrovicën e veriut.

“Kam lindur në një familje artistësh, të artit vizuel, jam ndeshur me ngjyra, disa lloje të artit, kam përcjellë ekspozita, një ditë prej ditësh, kam vendosur të studiojë artin. Babai më tha e di që e bën mirë, më ke ngjarë, nuk e ke bash pasion ashtu qysh mendon, kam raport të vecantë me të, pas pak kohe më ecte shumë mirë shkrimi, hartimet kanë qenë përpara. E mendova, thashë okej, po dal te arti skenik, aktrimin e kam pasur thellë diku, kam vendosur me vazhdu me studiu dramaturgjinë, duke pasur parasysh që kam talent për shkrimin dhe krijimin e situatave dramatike”, ka rrëfyer Muja.

Deri më tani, Muja ka shkruar një numër dramash me tematika të ndryshme, disa prej të cilave janë inskenuar edhe në teatrot e Kosovës.

Përveç dramës, Muja shkruan edhe skenarë filmash e serialesh, por edhe poezi.

Dramat e saj, si “Nori”, “Njohja”, “Komedi e kuqe”, etj., janë inskenuar në teatrot e qyteteve të Kosovës.

Muja thekson se temat që mundohet të trajtojë janë zakonisht sociale.

“Si dramaturge përkufizon karakteret që i sheh, kemi tema shumë në vendin tonë, kur del në kafe sheh dicka që kish mujt me provoku audiencën, trajtoj tema sociale, që e preukupojnë shoqërinë. Mundohem të kapem në tema sociale. Është ndjenjë gogja e mirë në krijimin e dramës, ka shumë drama që mund të jenë kryevepra, por që mbesin në arkivë”, ka vijuar ajo.

Ajo ka treguar se shkruan edhe skenarë filmash, si ai nga Qendra Kinematografike e Kosovës që e mbështeti projektin filmik “Okarinë” me skenar të saj.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika